Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Liverpool “shfryn” ndaj Arsenalit, tani më pranë zonës Champions

Ndonëse ka hequr dorë nga titulli kampion, Liverpool nuk mund të bëjë të njëjtën gjë edhe me zonën Champions, ndaj reagoi në mënyrë perfekte dhe triumfoi me rezultatin e pastër 0-3 në transfertën ndaj Arsenalit.

Në sfidën e parë pas ndërprerjes në favor të kombëtareve, të besuarit e Jurgen Klopp ia dolën të marrin një fitore mjaft të rëndësishme, që i ngjit në vendin e 5-të me 49 pikë, vetëm dy më pak se Chelsea i vendit të katërt.

Liverpool e nisi vrullshëm ndeshjen dhe krijoi disa mundësi shënimi, por forma e mirë e gjermanit Leno dhe në disa momente mungesa e fatit, bëri që pjesa e parë të mbyllej në barazim pa gola.

Sfida u zhbllokua vetëm në minutën e 64-t, kur pas një pasimi të Alexander-Arnold, ishte portugezi Diogo Jota që dërgoi topin në rrjetë, ndërsa 4 minuta më vonë shënoi edhe Mohamed Salah, duke u dhënë qetësinë “the reds”.

Për të mbyllur llogaritë e ndeshjes mendoi sërish portugezi Jota, që shënoi edhe golin e tretë në minutën e 82-të, pas një asisti të bukur të Sadio Mane, ndërsa Arsenali tregoi sërish limite dhe konfirmoi se është ende larg të luajturit si e barabartë në nivele të tilla.

Me humbjen e sotme Arsenali heq dorë përfundimisht nga pretendimet për një vend në Europë, ndërsa gara për zonën Champions bëhet shumë interesante, pasi momentalisht janë plot 5 skuadra që do të garojnë për një vend.

Manchester City triumfon ndaj Leicester, titulli kampion më pranë

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...