Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Liverpooli cinik nuk i pëlqen Kloppit: Jemi në gjendje të rëndë

Salah është udhëheqësi i Liverpool. Ndërkohë klasifikimi në kampionat bëhet akoma më interesant për klubin. 3 fitore, 9 pikë, për momentin vendi i parë në renditje, por Klopp nuk është i kënaqur. Skuadra nuk është në gjendjen më të mirë, pavarësisht numrave dhe klasifikimit.

Trajneri gjerman është i qartë. Rezultati duhet të vijë në bazë të lojës e të paraqitjes së skuadrës. E pavarësisht se Brighton është i njëjti ekip që mundi rivalët e përjetshëm të “The Reds”, Manchester United, një javë më parë, atij duket se nuk i intereson ky fakt.

“Skuadra duhet të shprehë potencialin që ka dhe të arrijë pritshmëritë që njerëzit kanë. Nëse kjo është ndeshja më e mirë që mund të bëjmë, atëherë jemi në gjendje të rëndë. Ky Liverpool nuk më pëlqen, duhet të përmirësohemi. Duhet të luftojmë, e të japim më të mirën tonë gjithmonë”, deklaroi Klopp.

E gjithë kjo shfryrje vjen pas sjelljes në fushë nga lojtarët e Klopp. Sigurisht, dominimi i Liverpool ishte i padiskutueshëm, por u duk sikur lojtarët kërkonin të “pushonin” me mbajtjen e gjatë të topit.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer ish-trajnerit të Dortmundit, i cili ka një ide krejtësisht tjetër për futbollin. Një tjetër fakt që të bën habi është fitorja e Liverpool 1-0, një skuadër që zakonisht shënon shumë, por dhe pëson.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...