Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Liverpooli del kundra tifozëve që u harbuan duke festuar titullin!

Liverpooli reagon ashpër ndaj tifozëve që thyen rregullat e distancimit social duke dalë në një nga qëndrat e qytetit për të festuar fitimin e titullit kampion pas plot 30 vitesh. 5000 tifozë të The Reds nuk e përmbajtën dot gëzimin duke u mbledhur në shesh dhe duke festuar por siç lexohet edhe në komunikatën e Liverpoolit, ky veprim i tyre mund të rrisë numrin e të prekurve me COVID-19, në krahinën e Merseyside.

“Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin “Pier Head” në 26 qershor dhe disa prej tyre injoruan masat e distancimit social. Qyteti ynë është ende në një krizë të shëndetit publik dhe kjo sjellje është krejtësisht e papranueshme. Rreziku i mundshëm i një piku të dytë të COVID-19 ekziston dhe duhet të punojmë së bashku që të sigurohemi që nuk do të zhbëhet gjithçka e arritur gjatë bllokimit të gjithë rajonit. Kur situata të jetë kushtet e duhura, do të punojmë të gjithë për të organizuar një paradë fitoreje, ku të gjithë mund të vijnë të festojmë së bashku. Deri atëherë, siguria e qytetit tonë dhe e njerëzve tanë vijon të jetë përparësia numër një për ne”, shkruhet në deklaratën e klubit anglez.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...