Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Liverpooli do kreun ndaj Newcastle, Bayerni e Dortmundi, çfarë lufte për titullin!

LIVERPOOL, ENGLAND - DECEMBER 26: Roberto Firmino of Liverpool takes on Kenedy and Mohamed Diame of Newcastle United during the Premier League match between Liverpool FC and Newcastle United at Anfield on December 26, 2018 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Premier League dhe Bunseliga janë të vetmet kampionate elitare në Europë që vazhdojnë të ofrojnë një garë të ethshme për  titullin kampion. Në Angli, Liverpooli dhe Manchester City luftojnë kokë më kokë për kreun, ndërsa në Gjermani Bayerni dhe Dortumdi, që ndahen me vetëm dy pikë.

Në orën 20:45, SuperSport do të transmetojë përballjen Newcastle-Liverpool, që do të zhvillohet në “Saint James Park”, takim që për vendasit, në fakt, ka vetëm vlerë statistikore, pasi e kanë siguruar edhe matematikisht mbijetesën në Premier League. Nga ana tjetër, “The Reds” janë tepër të motivuar për t’i rimarrë për të disatën herë kreun Manchester City-, që luan të dielën, në “Etihad” kundër Leicester City-t.

Nga Bundesligë, këtë të shtunë do të transmetohen nëpërmjet kanaleve të Eurosport dy sfidat e kryesuesve. Bayerni i Mynihut zbret në fushë që në orën 15:30 kundër Hannoverit, ndërsa në 18:30, Borussia e Dortmundit viziton Werder Bremenin, ku luan lojtari i Kosovës, Milot Rashica. Në fakt, sulmuesi shqiptar është në dyshim për këtë sfidë, për shkak të një dëmtimi që pësoi gjatë javës në stërvitje.

Nga Seria A, në orën 20:30, Interi luan një transfertë të vështirë në Friuli me Udinesen, ku i duhen pikët maksimale për të mos e rrezikuar zonën Champions në tri takimet e fundit. Më herët, në orën 18:00, Chievo, tashmë e rënë zyrtarisht në Serinë B, pret SPAL-in, që thjesht synon të konfirmojë edhe matematikisht qëndrimin mes më të mirave të Serisë A.

Nga kampionati Spanjoll, që tashmë e ka dhënë verdiktin e titullit, janë përzgjedhur dy takime: në orën 16:15 Espanyol-Atletico Madridit dhe në 20:45 Celta-Vigo Barcelona. Në “Balaidos” trajneri i “blaugranave”, Ernesto Valverde, pritet të bëjë ndryshime të shumta në formacion, për t’u dhënë më shumë kohë disa nga titullarëve të rikuperojnë forcat pas ndeshjes së mesjavës me Liverpoolin në Champions, të fituar thellë 3-0. Edhe Lionel Messi është më i qetë për garën e “Këpucës së Artë”, pasi Kylian Mbappe, që ndjek me 4 gola më pak, është pezulluar 3 ndeshje dhe do të ketë në dispozicion vetëm një takim për të luajtur para se të mbyllet sezonit.

Paris Saint Germain, këtë të shtunë luan në orën 17:00 me Nice në “Parc des Princes”, takim që do të transmetohet në Supersport.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...