Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Liverpooli e nis me goleadë, merr tre pikët e para

Sezoni 2019-2020 i Premier League nis me gola dhe spektakël. Ashtu siç edhe parashikohej Liverpooli arriti një fitore të lehtë me shifrat e thella 4-1 ndaj Norwich City skuadrës që u ngjit këtë vit në elitën e futbollit anglez. The Reds u konfirmuan se edhe këtë sezon do të bëjnë gjithçka për të zbritur Manchester City-n nga froni dhe për të fituar një titull kampion që u mungon prej 3 dekadash. Në Anfield Road djemtë e Klopp e hipotekuan fitoren që në 45 minutat e para. Autogoli i Hankey i dha start goleadës së Liverpoolit sepse brenda fraksionit të parë shënuan me rradhë Salah, Van Dijk dhe Origi. Në pjesën e dytë Liverpooli e uli gazin dhe kanarinat e Norwich shënuan golin e nderit me finlandezin Pukki. Me këto tre pikë të para, The Reds u ngjitën përkohësisht në krye të Premier League.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...