Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Liverpooli fiton lehtësisht edhe pa dyshen Salah-Mane

Liverpool fitoi një biletë për në raundin e 1/8-ave të FA Cup, pasi arriti që të mposhtte pa shumë vështirësi Cardiffin me rezultatin 3-1. “The Reds” vijojnë të jenë pa dyshen Mane-Salah, të angazhuar në Kupën e Afrikës, megjithatë trajneri Jurgen Klopp kishte bërë disa ndyshime, duke u dhënë hapësira dhe atyre lojtarëve që nuk kishin shumë hapësira.

Pavarësisht dominimit, Liverpooli, e pati të vështirë që të krijonte situata të rrezikshme në portën e Cardiffit, që në 45 minuta e para u mbrojt mirë dhe u la pak hapësira të kuqve. Megjithatë, në pjesën e dytë, saktësisht më ninutën e 53-të, Diego Jota arriti që të zhbllkonte rezultatin, duke i hapur udhë suksesit të Liverpoolit. Çerek ore më vonë, Minamino arriti që të dyfishonte, ndërsa goli i tretë u realizua nga Elliott. 10 minuta para fundit të kohës së rregullt, Cardiff arriti që të ngushtonte diferencat me Colwill, por nuk ishte e mjaftueshme për të  ndryshuar diçka në fatin e kësaj përballjeje.

Liverpool do të ndeshet me Norwichin në fazën e 1/8-ave, ndërsa vijon paraqitjet e mira, teksa mori fitoren e pestë në 6 ndeshjet e fundit.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...