Futboll

Liverpooli fiton Superkupën e Europës, Chelsea ndalet te penalltitë

Liverpooli fiton për herë të 4-t në histori Superkupën e Europës, pasi mposhti pas goditjes së penalltive Chelsea-n e Frenkie Lampard që sërish zhvilloi një ndeshje shumë të mirë por nuk kishte fatin me vete. Gabimin vendimtar e bëri sulmuesi i ri Abraham i cili humbi penalltinë e 5-të të Chelsea-t që u prit nga Adrian, pasi deri në ato momente të dyja skuadrat ishin treguar 100% të sakta. Këtë herë penalltitë i buzëqeshën skuadrës së Klopp që 10 ditë më parë po me 11-metërsha humbi Community Shield ndaj Manchester City-t.

Në Besiktas Arena, 90 minutat e kohës së rregullt dhe 30 minutat e shtesës nuk prodhuan fitues pasi u mbyllën në barazim 2-2. Sfida e zhvilluar në Stamboll mes dy superfuqive të futbollit anglez ishte vërtetë spektakolare dhe i përmbushi të gjithë pritshmëritë, pasi prodhoi pothuajse gjithçka, gola, gola të anulluar, shtylla dhe pritje fantastike nga të dy portierët por sidomos nga Kepa Arrizabalaga. Pjesa e parë foli më shumë për Chelsean që ishte më kërkues dhe pasi goditi traversën me Pedron, në minutën e 36-të zhbllokoi shifrat me Giroud që mposhti Adrian pas asistit perfekt që mori nga Pulisic. Në fundin e pjesës së parë talenti amerikan i bluve shënoi edhe golin e dytë për Chelsea-n por finalizimi i tij u anullua për pozicion jashtë loje. Fillimi i pjesës i dytë ishte i gjithi për Liverpoolin që barazoi menjëherë shifrat pas një kombinimi perfekt të dyshes Firmino-Mane me këtë të fundit që mposhti Kepën. Në të 75-ën portieri spanjoll bëri një ndërhyrje deçizive ndaj Van Dijk i ndihmuar edhe nga traversa ndërkohë që një tjetër gol iu anulua Chelsea-t për një pozicion jashtë loje të talentit Mason Mount. Me rezultatin 1-1 u mbyll koha e rregullt, ndërsa 5 minuta pasi kishte filluar shtesa e parë, Liverpooli gjeti sërish avantazhin me Sadio Mane, por festa e The Reds nuk zgjati shumë pasi arbitrja franceze Frappart akordoi një penallti për Chelsea-n për një faull të portierit Adrian ndaj sulmuesit Abraham. 11-metërsh që e kthehu në gol Jorginho. Me rezultatin 2-2 përfundoi dhe koha shtesë ndërkohë që te penalltitë fati i buzëqeshi skuadrës së Klopp.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency