Premier League

Liverpooli fitore karakteri me Aston Villan, edhe City përmbys Southampthonin

Çfarë karakteri po tregon Liverpooli në këtë fillim sezoni në Premier League! Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp mposhti në frymën e fundit me përmbysje Aston Villan, teksa e shënoi golin e fitoren (1-2) në minutën e dytë shtesë, ndërsa atë të barazimit vetëm tre minuta para se të mbyllej koha e rregullt.

Heroi i kampionëve të Europës, për të disatën herë rezultoi Sadio Mane, që devijoi me kokë drejt rrjetës krosimin nga këndi të Alexander-Arnold. 7 minuta më herët ishte Robertson që sërish me kokë kishte kthyer baraspeshën, teksa skuadra nga Birminghami kishte kaluar në epërsi që në pjesën e parë me Trezeguet, goli i të cilit u desh të konfirmohej nga sistemi VAR, pasi dyshimeve për pozicion jashtë loje.

Më këtë sukses Liverpooli ruan diferencën prej 6 pikësh me Manchester City-n, që fitoi me të njëjtin rezultat 2-1, po me përmbysje, përballë Southampthonit në “Etihad”. Ward-Proëse realizoi për vendasit që në minutën e 13-të, ndërsa golat për Citizens u shënuan në fraksionin e dytë, pikërisht nga Aguero (70’) dhe Walker (86’).

Arsenali dështoi të merrte fitoren ndaj Wolves (1-1), pasi golit të Aubameyang iu përgjigj Jimenez.

Vazhdon ecurinë pozitive Chelsea, që fitoi 1-2 në fushën e Watdordit, me gola të Abraham dhe Pulisic, ndërsa për vendasit nuk mori vlerë finalizimi i Delofeut.

Rezultatet:

Bournemouth – Manchester Utd 1 – 0

Arsenal – Wolves 1 – 1

Aston Villa – Liverpool 1 – 2

Brighton – Norwich 2-0

Manchester City – Southampton 2- 1

Sheffield Utd – Burnley 3 – 0

West Ham – Newcastle 2 – 3

Watford – Chelsea 1-2

 

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency