Premier League

Liverpooli gati të shesë mbrojtësin, e vlerëson 15 milionë stërlina

Mbrojtësi i Liverpoolit, Nathaniel Phillips, ka tërhequr vëmendjen e një sërë klubesh dhe pritet që të largohet nga “Anfield” brenda janarit. “The Reds” e vlerësojnë 24-vjeçarin në 15 milionë stërlina dhe një nga klubet që shpreson ta blejë qendërmbrojtësin është Watfordi.

Largimi i mundshëm i Phillips është i lidhur me kthimin e Rhys Williams nga huazimi i tij tek Swansea.

Phillips bëri 20 paraqitje, duke shënuar një herë për Liverpoolin sezonin e kaluar, duke dhënë kontributin e tij në arritjen e vendin të tretë në sprintin final në Premier League dhe kualifikimin në Champions League. Megjithatë, këtë sezon Phillips ka bërë vetëm tri ndeshje me ekipin e parë gjatë sezonit aktual.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency