Futboll

Liverpooli humb edhe Jordan Hendersonin, mungon edhe ndaj Shqipërisë

Jordan Henderson do të mungojë minimalisht dy muaj në radhët e Liverpoolit, për shkak të dëmtimit që pësoi në derbin me Evertonin. Gjithçka u qartësua nga vetë drejtuesit e klubit nga Merseyside, që konfirmuan se kapiteni i “the Reds” nuk do të mund të rikthehet në gjirin e ekipit përpara muajit prill.

30-vjeçari nga Sunderlandi njihet për karakterin e tij të fortë, gjithsesi të shtunën e kaluar u kuptua shpejt që kishte diçka që nuk shkonte në aspektin fizik, teksa u pa të ndalojë në fushë pa ndonjë arsye të veçantë, apo qoftë pas një përplasjeje të fortë me lojtarët kundërshtarë dhe pavarësisht këmbënguljes së fillimit për t’u kthyer në fushë, për të ndihmuar skuadrën e tij, Hendo u shtrëngua për të lënë ndeshjen përgjysmë, duke u larguar pas më pak se gjysmë ore lojë.

Në derbin e Merseyside trajneri Jurgen Klopp preferoi ta rreshtonte kapitenin që në start në qendër të mbrojtjes, ndërsa pas dëmtimit 53-vjeçari gjerman e zëvendësoi numrin 14 të ekipit me 23-vjeçarin Nathaniel Phillips. Gjërat nuk ndryshuan aspak dhe pas golit të shpejtë të sulmuesit brazilian Richarlison “blutë” dyfishuan shifrat pranë fundit të takimit nga pika e bardhë me anë të Gylfi Sigurdsson dhe veterani Carlo Ancelotti u bë arkitekti i fitores së parë të bluve brenda në “Anfield” në mijëvjeçarin e ri.

Krerët e klubit nuk kanë përcaktuar një datë të përafërt në lidhje me rikthimin e tij, sidoqoftë BBC Sport ka zbuluar se Jordan Henderson mund të qëndrojë jashtë fushave të lojës për një periudhë nga 8 deri në 10 javë, si pasojë e dëmtimit që pësoi në pjesën inguinale.

Mesfushori iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe është e sigurt që nuk do të mund të jetë pjesë e skuadrës përfaqësuese angleze, që do të zhvillojë tri ndeshje në fundin e muajit tjetër, të vlefshme për fazën kualifikuese të botërorit të ardhshëm. Bëhet fjalë për ndeshjet me San Marinon, Shqipërinë dhe Poloninë, respektivisht në datat 25, 28 dhe 31 mars.

Fillimisht u mendua për një dëmtim që do ta mbante kapitenin e Liverpoolit jashtë fushave të lojës deri në fundin e muajit mars, por vetëm më pas u kuptua shkalla e vërtetë e dëmtimit. Pa tre qendërmbrojtësit kryesorë në skuadër trajneri shvab preferoi që në javët e fundit ta aktivizojë kapitenin e tij në repartin e prapavijës. Hendo do t’u bashkohet në këtë mënyrë emrave të tillë si Virgil van Dijk, Joel Matip, Joe Gomez dhe Fabinho.

Duke përfshirë edhe sfidën me Evertonin, natyrisht i shtrënguar nga dëmtimet e shumta dhe rrethanat trajneri gjerman ka përdorur plot 18 çifte të ndryshme lojtarësh në qendër të mbrojtjes. Disfata në derbin me Evertonin ishte e katërta radhazi në Premier League për Liverpulin në “Anfield” dhe të kuqtë kishin plot 98 vjet pa pësuar katër humbje rresht në shtëpi në kampionatin anglez.

Mbetet për t’u parë faza e riaftësimit të mesfushorit Jordan Henderson, megjithatë paraprakisht mendohet që Liverpooli të mos ta ketë kapitenin në dispozicion për të paktën pesë ndeshjet e radhës në të gjithë kompeticionet, kalendar ku natyrisht përfshihet edhe takimi i kthimit në Champions me Leipzig-un.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency