Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Liverpooli i mbyll derën Barçës: Coutinho i pashitshëm

Një tjetër portë mbyllet në fytyrë për Barcelonën. Pas komunikatës së Borusias së Dortmundit që ndali tratativat për Dembele , të cilin verdhezinjtë ende nuk po e gjejnë se ku ndodhet, Liverpuli i ka dhënë fund tratativës për Coutinhon, tjetër objektiv i madh për blaugranat pas largimit të Neymar. Me një komunikatë zyrtare të kuqtë shpjeguan se braziliani nuk do të shitet. Në faqen zyrtare të Liverpul në tëiter Fenëay Sports Gruop, kompania që ka në pronësi klubin shkruan,

” Dëshirojmë të bëjmë të qartë pozicionin mbi transferimin e mundshëm të Philippe Coutinho. Pozicioni përfundimtar i klubit është se asnjë ofertë për Coutinhon nuk do të merret në konsideratë. Lojtari do të mbetet një anëtar i Liverpool Football Club kur të mbyllet sesioni veror i merkatos”.

Një qëndrim përfundimtar ky i klubit anglez, me Barcën që nuk po arrin të realizojë goditjen e pas Neymar. Pavarësisht se ka një fond ekonomik prej 222 milionë eurosh që u arkëtuan nga Psg, klubi blaugrana nuk ja ka dalë të bindë Liverpulin për Coutinhon që ishte objektivi numër një për trajnerin Valverde. Coutinho mbetet nën urdhërat e Llopp që nuk dëshiron të privohet nga një ndër lojtarët e tij më të mirë. Mbetet pezull edhe cështja Dembele. Futbollisti nuk u paraqit të enjten në seancën stërvitore të Borusias por klubi bëri të ditur se nuk ka një ofertë të mirë nga ana e Barcelonës. Vetë lojtari ka vendosur, Dembepe dëshiron bluagranat, por për gjermanët 100 milionë eurot e ofruara nga katalanasit nuk mjaftojnë, Dortmundi kërkon 150 milionë euro. Zëvendësimi i Neymar po rezulton për Barcën më i vështirë nga sa mund të parashikohej.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...