Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Liverpooli në krizë, Willian dhe Barkley çojnë Chelsea-n në çerekfinale

Liverpooli, jashtë Fa Cup! Kampionët në fuqi të Europës dhe kryesuesit e Premier League-s (titulli mbetet formalitet për ta) u eliminuan në fazën e 1/8-ave të kompeticionit nga Chelsea i Londrës, që iu imponua me rezultatin 2-0 në “Stamford Bridge”.

Për skuadrën e drejtuar nga Frank Lampard shënuan braziliani Willian në minutën e 13-të dhe Barkley në të 64-ën, pa harruar faktin që blutë e Londrës goditën dy herë traversën me Mount dhe Marcos Alonson.

Një Liverpool krejtësisht i transformuar në pak kohë, teksa në katër ndeshjet e fundit, mes Championsit, Premier League-s dhe FA Cup, ka pësuar tri humbje.

Nëse titulli në Premier League konsiderohet çështje e mbyllur për “The Reds”, pas largimit nga FA Cup skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp rrezikon seriozisht edhe eliminimin nga Championsi, pasi e ka humbur 1-0 takimin e parë me Atleticon, që u zhvillua në “Wanda Metropolitano”.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...