Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Liverpooli nis bisedimet me “xhevahirin” e Leipzigut

Liverpooli po eksploron një objektiv të ri për mesfushën. Bëhet fjalë për talentin e spikatur të Red Bull Leipzig, Dominic Szobaszlai.

“The Reds” kanë hapur bisedimet me klubin gjerman, por nëse e kanë serioze tentativën e tyre për “xhevahirin” hungarez duhet t’i përshpejtojnë negociatat e tyre, pasi klauzola e lirimit prej 60 milionë paundësh e Szobaszlait skadon të premten, më 30 qershor.

22-vjeçari ka qenë një prej futbollistëve më të spikatur të Leipzigu sezonin e kaluar, teksa përveçse nga Liverpooli ndiqet edhe nga Newcastle United.

Szobaszlai është objektivi nr. 1 për “The Reds”, por nëse dështojnë në negociatën e tyre, kanë gati planin B, që është Romeo Lavia i Southamptonit.

Lexo edhe:

Szobaszlai është një lojtar kyç edhe për Hungarinë, teksa në 32 ndeshje ka shënuar 7 gola. Ndërkohë që për Leipzigun ka luajtur në total 68 ndeshje, ndërsa ka realizuar 12 herë.

Mbetet për t’u parë nëse drejtuesit e “The Reds” do t’ia plotësojnë këtë dëshirë në merkato Jurgen Kloppit, me trajnerin gjerman që dëshiron me çdo kusht të përforcojë mesfushën me një tjetër futbollist me vlera, edhe pse më herët transferuan edhe argjentinasin Alexis Mac Allister.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...