Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Liverpooli prezanton blerjen e re, Minamino: Endërr e bërë realitet!

Liverpooli zyrtarizoi nënshkrimin me “yllin” e Red Bull Salzburgut Takumi Minamino për vetëm 7.25 milion paundë. Kryesuesit e Premier League-s mposhtën rivalët e Manchester United në blerjen e sulmuesit japonez, i cili bëri përshtypje gjatë dy takimeve në Champions kundër “The Reds” në këtë sezon.

“Ka qenë ëndrra ime për t’u bërë një lojtar i Liverpool-it. Jam shumë i emocionuar që erdhi momenti që kjo ëndërr të bëhet realitet. Premier League ishte një nga objektivat e mia, por kurrë nuk kam menduar se do të isha në gjendje që të luaja në këtë ekip. Jam vërtet i lumtur për këtë.”

24-vjeçari Minamino, i cili do të veshë fanellëm me nr 18 në “Anfield”, do të bashkohet zyrtarisht me Liverpoolin kur të hapet dritarja e transferimit në 1 janar.

Ai iu nënshtrua testeve mjekësore dhe nënshkroi kontratën e tij të mërkurën dhe mund të bëjë debutimin e tij për klubin kundër rivalëve të Merseyside në raundin e tretë të FA Cup, më 5 janar.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...