125 milionë Euro nuk mjaftojnë për Philippe Coutinho. Sipas disa tabloidëve britanik, drejtuesit e Liverpool i kanë thënë jo ofertës së radhës të bërë nga ana e Barcelonës. Kjo është herë e tretë që katalanasit marrin një përgjigje negative, pas ofertave të parave në shumën e 78 dhe 98 milionë Eurove. Klubi anglez është treguar sërish kategorik edhe përballë një shume që kap shifrën e 125 milionë Euro, duke llogaritur dhe bonuset arrin në 130 milionë Euro. Tre propozime radhazi, të cilat nuk janë marrë aspak në konsideratë. Tekniku i Liverpool, Jurgen Klopp së bashku me drejtuesit e skuadrës, duken shumë të vendosur për të mos lejuar largimin e brazilianit. Në takimin e fundjaves kundër Crystal Palac, Coutinho nuk do të luaj për shkak të problemeve fizike, por aludimet se mungesa e tij ka të bëjë me largimin nga radhët e “The Reds” i shuan tekniku Klopp, i cili në një intervistë dha garanci se 25-vjecari nuk largohet dhe se do të vazhdojë të japë kontributin e tij tek Liverpool.
