Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Liverpooli trondit Napolin me një “tërmet” 5-ballësh(Video)

Napoli i Ancelottit fut ujë nga të gjitha anët. Të kaltrit me Elseid Hysajn në fushë u turpëruan në Dublin të Republikës së Irlandës nga Liverpooli i Jurgen Klopp. Një humbje e thellë me shifrat 5-0 për Napolin që në këtë miqësore nuk prodhoi pothuajse asgjë edhe pse mungesa e vetme në fushë ishte ajo e Mertens që ende nuk është kthyer nga pushimet. 5 autorë të ndryshëm golash për The Reds me Shaqirin që luajti në 45 minutat e dyta duke zëvendësuar Firminon. Në pjesën e parë për Liverpoolin realizuan 2 mesfushorët Milner e Wijnaldum që në 9 minutat e para. Ndërkohë  në fraksionin e dytë skuadra e Ancelottit u shkërmoq me 3 gola të tjerë nga Salah, Sturridge e Alberto Moreno. Në këtë ndeshje me The Reds, debutuan edhe dy nga blerjet e reja, portieri Allison dhe mesfushori Naby Keita. Me këtë paraqitje Liverpooli i Klopp tregoi se është gati për javën e parë të Premier League që fillon fundjavën e ardhshme, ndërsa Napoli ka ende shumë punë për të bërë.

https://www.youtube.com/watch?v=73oX_SGLg-M

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...