Gjermani Jorg Schmadtke është prezantuar zyrtarisht si drejtori i ri sportiv i Liverpoolit këtë të martë.
Schmadtke e ka mbajtur për katër vjet këtë rol te skuadra gjermane Wolfsburg, nga ku u largua nga posti në fillim të vitit 2023. Ish-portieri gjerman gjatë karrierës së tij si drejtues ka punuar edhe për skuadra te tjera në Gjermani si: Koln, Hanover dhe Aachen.
Lexo edhe:
- Trajneri Sylvinho publikon listën për ndeshjet e qershorit, risi dhe rikthime nga braziliani
- EKSKLUZIVE/ As Bundesliga dhe as Serie A, ja ku do të jetë e ardhmja e Igli Tares
- Kontratë dyvjeçare, Chelsea konfirmon trajnerin e ri
- Partizani feston titullin e 17-të në histori, Vllaznia shkon në Europë. Bie Bylisi, shpresë për Erzenin!
Drejtori i ri sportiv i Liverpoolit e nis punën në “Anfield” më 1 qershor, ai zëvendëson në këtë detyrë Julian Ward, i cili largohet pas më shumë se një dekade nga klubi i Liverpoolit.
