Premier League

Liverpooli vuan, por merr 3 pikët ndaj Crystal Palace

Liverpooli ka dalë me 3 pikë nga transferta me Crystal Palace, në një ndeshje ku pavarësisht rezultatit 0-2, në fushë vuajti shumë. Skuadra e Klopp gjeti avantazhin në minutën e 45-të, kur Salah fitoi një 11-metërsh dhe Milner e ekzekutoi saktësisht, duke e shndërruar në gol.

Pjesa e dytë ishte mjaft interesante, me vendasit që mbetën me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq ndaj Bissaka në minutën e 75-të. Gjithsesi Crystal Palace nuk i humbi shpresat dhe u hodh në sulm për të gjetur golin e barazimit, ndërsa në dy momente i shkoi shumë pranë.

Në minutën e 92-të, kur vendasit ishin në zonën e Liverpool, një kundërsulm i shpejtë i dyshes Salah-Mane, u konkretizua nga senegalezi, që shënoi edhe golin e dytë për skuadrën e Klopp.

“The reds” e kanë nisur me këmbën e mbarë kampionatin, pasi kanë marrë dy fitore në dy takimet e para, ku kanë shënuar 6 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency