Premier League

Liverpooli zhvendos City-n në vendin e dytë, fiton edhe Arsenali

Liverpooli u rikthye shumë shpejt në krye të Premier League-s, pasi fitoi thellë 3-0 me Bournemouthin në “Anfield”, në një sfidë të dominuar krejtësisht nga “The Reds”, që nuk e vunë në diskutim në asnjë moment suksesin.

Milner krosoi saktë për Mane në minutën e 24-t, me sulmuesin afrikan që realizoi me kokë në një pozicion të dyshimtë (jashtë loje), por që nuk i vlerësua si i tillë nga anësori.

10 minuta më vonë holandezi Wijnaldum i çoi shifrat në 2-0 me një parabolë të zgjuar pranë zonës së portierit, ndërsa golin e “knockout”-it e realizoi Mohamed Salah në fillim të pjesës së dytë. Liverpooli pas 26 ndeshjesh kryeson në kuotën e 65 pikëve, 3 më shumë se Manchester City.

Fitore edhe për Arsenalin, që u imponua 1-2 Huddersfieldit në transfertë. Në fakt, të gjithë golat u shënuan nga “topçinjtë”. Iwobi dhe Lacazette shënuan në pjesën e parë, ndërsa Koilasinac devijoi në portën e tij në kohën shtesë. Në takimet e tjera Crystal Palace barazoi 1-1 me West Ham, Southampton – Cardiff përfundoi 1 – 2 dhe Watford – Everton 1-0.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency