Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Liverpooli zyrtarisht në krizë, Man.United e eliminon nga FA Cup!

Liverpool mund të konsiderohet zyrtarisht në krizë. Sikur mos të mjaftonin rezultatet negative radhazi në kampionat, skuadra e Jurgen Klopp u eliminua edhe nga FA Cup në raundin e 1/16-ave pasi u mposht me rezultatin 3-2 nga Manchester United në derbin e Anglisë. Gola dhe spektakël në “Old Trafford”, teksa në fund festuan djemtë e Ole Gunnar Solskjaer, të cilët ndodhen edhe në krye të Premier League. Momo Salah zhbllokoi takimin pas një asisti të marrë nga Firmonho në minutën e 18-të. Tetë minuta më vonë erdhi goli i barazimit. Rashford nisi Mason Greenwood dhe talenti 19-vjeçar nuk gaboi përballë Alisson. Kaq për pjesën e parë, teksa vendasit e filluan shumë mirë fraksionin e dytë të ndeshjes.

Marcus Rashford kaloi United në avantazh në minutën e 48-të, duke përfituar nga pozicionimi i gabuar dhe gafa e mbrojtjes mike. “The Reds” reaguan dhe shënuan një tjetër gol 10 minuta më vonë. Sërish Momo Salah autori, me egjiptianin që finalizoi një aksion shumë të bukur të skuadrës së Jurgen Klopp. Gjithçka u vendos në minutën e 78-të. Goditje dënimi për United dhe ekzekutim mjeshtëror i Bruno Fernandes. Topi në rrjetë, Manchester United në raundin tjetër dhe krizë te Liverpool. Në raundin e 1/8-ave avancuan edhe Leicester e Burnley që fituan respektivisht 1-3 dhe 0-3 në transfertat ndaj Brentford dhe Fulham.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...