Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Llapi bën detyrën ndaj modestëve të Dukagjinit, e mposht me rezultat të thellë

Ashtu siç është pritur, Llapi e ka nisur me fitore fazën e tretë në Ipko Superligën e Kosovës. Në “Zahir Pajaziti” të Podujevës të zgjedhurit e Tahir Batatinës e kanë mposhtur Dukagjinin me rezultatin e thellë 4:1, duke marrë tri pikët e para.

Vendësit zhbllokuan rezultatin që në minutën e tretë përmes mbrojtësit, Elvis Prençi i cili shënoi nga afërsia pas një asistimi me kokë të Zhdrellës dhe reagimit të dobët të mbrojtjes së Dukagjinit.

Llapi ka pasur shumë raste dhe ka mundur ta kryejë punën që në pjesën e parë, por sulmuesi Mërgim Pefqeli ishte tejet i pafat. Prishtinasi gaboi disa raste të mira para portës së portierit Muhaxhiri, pasi fillimisht goditi shtyllën në minutën e 12′, ndërsa më pas nuk u tregua i saktë edhe në minutat 20′ dhe 32’.

Me të filluar pjesa e dytë Llapi megjithatë e gjeti golin e dytë, teksa ishte Kastriot Selmani që në minutën e 48’ që shënoi një gol me kokë nga afërsia, pas krosimit fenomenal të Veliut. Mysafirët që nuk kishin thuajse asnjë rast të mirë, megjithatë u kthyen në lojë pas golit të Mulajt në të 51-tën, i cili shfrytëzoi një asist të mirë nga Mërlaku.

Mërgim Pefqeli në minutën e 53-të gaboi një tjetër rast të mirë duke kuptuar se sot nuk ishte dita e tij, ndërsa vendësit e rikthyen përsëri epërsinë prej dy golave kur shënoi zëvendësuesi Ersil Ymeraj në minutën e 68’, i cili e shfrytëzoi harkimin e mirë të Shabanit.

Valmir Veliu i cili ishte ndër më të mirët në fushë, shënoi golin e katërt për Llapin në minutën e tretë shtesë, pas një aksioni maestral të tij duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...