Fushë Kosova-Llapi u përballën këtë të dielë për javën e tretë të Superligës së Kosovës.
Miqtë fituan me përmbysje me rezultatin 1-2, duke marrë kështu triumfin e dytë të sezonit.
Lexoni edhe:
- De Biasi: Pulisic ka gjithçka i duhet “Djallit”, ju tregoj pretendentët për titullin
- VIDEO/ Daku gjen golin e dytë në Rusi, i shënon Dinamos së Moskës
- VIDEO/ Asani gjen vazhdimësinë në Kore, tjetër gol i festuar me shqiponjë
- “Transferimi te Bayern? U inspirova nga Beckham”, Kane: Admiroja Lewandowskin
Ishte Fushë Kosova ajo që zhbllokoi sfidën, me Krasniqin në minutën e 28’, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me avantazhin e vendasve.
Llapi reagoi në fraksionin e dytë, me Blakqori në minutën e 49’ që barazoi për miqtë, ndërsa Hyseni përmbysi rezultatin në minutën e 76’.
Pas javës së dytë, Fushë Kosova renditet në vend të fundit me zero pikë, teksa Llapi në vend të katërt me gjashtë pikë.
Ndërsa Dukagjini-Liria ndanë pikët këtë javë, në përballjen që u mbyll me porta të paprekura.
Pas këtij takimi Dukagjini renditet në vend të nëntë me një pikë, ndërsa Liria në vend të shtatë me dy pikë.
