Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Llapi dhe Feronikeli ndahen në paqe, fitore spektakolare e Dritës

2 gola dhe nga një pikë për Llapin dhe Feronikelin në kryendeshjen e javës së 15-të të Vala Superligës së Kosovës. Në Podujevë ishte skuadra e Tahir Batatinës që kaloi shumë shpejtë në avantazh që në minutën e 6-t me  Egzon Sinanin por pas vetëm 5 minutash në të 11-n, miqtë nga Drenasi barazuan shifrat me Mendurim Hotin. Dy gola të shpejtë që vendosën sfidën sepse pavarsisht përpjekjeve të Llapit por edhe ndonjë tentative të formacionit të Zekerija Ramadanit, shifrat nuk ndryshuan më. Me këtë barazim Llapi ruajti kreun e klasifikimit tashmë në kuotën e 27 pikëve. 7 gola në Gjilan për një fitore spektakolare të Dritës. Vendasit mposhtën 4-3 Lirinë e Bledi Shkëmbit që iu afrua shumë barazimit por u ndëshkua vetëm në minutën e 93-të nga goli i Xhevdet Shabanit. Përfundoi 4-3 për Dritën që falë këtij suksesi u ngjit në vendin e 2-të. I pavlefshëm dygolëshi i Artur Maganit që barazoi përkohësisht shifrat në minutat e fundit. Fitore e thjeshtë për Trepçën 89 që Mitrovicë mposhti 2-0 Vllazninë e Pozheranit me golat e Oto John dhe Florent Hasanit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...