Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Llapi dominon Trepçën ’89 dhe parakalon Prishtinën, Liria matematikisht e rënë

Çfarë gare për titullin kampion në IPKO Superligën e Kosovës. Një ditë pasi zbritën në fushë dy kryesuesit, Llapi përfitoi nga barazimi 1-1 i Prishtinës në fushën e Dritës, duke triumfuar thellë 4-1 me Trepçën ’89, rezultat që e ngjit skuadrën nga Podujeva në vendin e dytë, duke lënë pas në të njëjtën kuotë pikësh, Prishtinën.

Në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, takimi nisi keq për vendësit, që u ndëshkuan në minutën e 17-të nga Traore, gjithsesi skuadra e drejtuar nga Batatina përmbysi shifrat në 2-1 në pjesën e parë me gola të Januzit dhe Maliqit, në minutat shtesë, kur mitrovicasit po kërkonin të shmangnin humbjen, Januzi realizoi edhe dy gola të tjerë, duke marrë topin në shtëpi.

Dy ndeshjet e radhës, me Prishtinën në transfertë dhe Feronikelin në Podujevë, do të kenë përcaktuese për llapjanët për çështjene titullit.

Fitore minimale, por shumë e rëndësishme e Flamurtarit në fushën e Gjilanit. Goli i Kelmendit në pjesën e dytë e largoi ekipin kuqezi nga zona e barazhi.

0-3 fitoi Ballkani me KEK-un, me dygolësh të Topallit dhe finalizimin e Azdovic, ndërsa Ferizaj, me fitoren 3-1 ndaj Lirisë i fundosi në vendin e parafundit prizrenasit, që tashmë as matematika nuk i mban në elitë. Goli i Besenit të Lirisë u zhvlerësua nga finalizimet e Krasniqit, Gashit dhe Jonuzit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...