Llapi vazhdon me ecurinë pozitive dhe në javën e gjashtë të Superligës së Kosovës fitoi 2-1 ndaj Gjilanit.
Sfida u zhbllokua në minutën e 18’ me Hyseni që kaloi vendasit në avantazh. Ndërsa në minutën e 34’ Rivera realizoi golin e dytë për Llapin.
Lexo edhe:
- Partizani-Tirana në “Air Albania”, derbi shtyhet me 23 ditë
- “E duam kapiten”, Lecce ëndërron, Ramadani “mbreti” i mesfushës
- “Dritë në fund të tunelit”, Pochettino jep lajmin e madh për Brojën
- “Gjest i madh, Onana tregoi personalitet”, Ten Hag e merr në mbrojtje
Gjilani tentoi të reagojë dhe shënoi në minutën e 90+3’ me Qendrim, por në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 2-1.
Pas raundit të gjashtë Llapi kryeson me 10 pikë, teksa Gjilani renditet në vend të tetë me katër pikë.
Dukagjini-Fushë Kosova u mbyll me fitoren minimale 1-0 të vendasve.
Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura pavarësisht tentativave nga të dyja anët për të gjetur golin.
Goli i vetëm i kësaj sfide erdhi në minutën e 76’ me Solomon që u dha avantazhin dhe fitoren vendasve.
Pas raundit të gjashtë Dukagjini renditet në vend të shtatë me gjashtë pikë, ndërsa Fushë Kosova në vend të fundit me një pikë.
