Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Llapi fiton lehtësisht në kryeqytet, Ballkani bind ndaj Vushtrisë

Pritej të ishte një transfertë e vështirë, por rezultoi një shëtitje për Llapin, sfida në kryeqytet ndaj Flamurtarit të Prishtinës, me ekipin nga Podujeva që arriti të fitojë me rezultatin e thellë 1-5, duke marrë një 3-pikësh me mjaft vlerë.

Mërgim Pefqeli në minutën e 12’ dhe Mentor Zhdrella në të 13-ën, i dhanë Llapit avantazhin e dyfishtë, ndërsa Memaj çoi skuadrën në dhomat e zhveshjes me avantazhin e tre golave.

Flamurtari e nisi me vrull pjesën e dytë dhe arriti të shënojë me Granchov në minutë ne 47’, por edhe të krijojë disa mundësi të tjera shënimi, megjithatë entuziazmi vazhdoi deri në minutën e 65-të, Kur Mema shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Llapin, ndërsa 10 minuta më vonë erdhi edhe goli final.

Fitore bindëse mori edhe Ballkani që mposhti 5-2 në shtëpi skuadrën e Vushtrisë. Vendasit vuajtën disi në pjesën e parë, ku nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1, por shpërthyen në të dytën, duke triumfuar me goleadë.

Visar Berisha dhe Arbër Hoxha shënuan nga dy gola për Ballkanin dhe Ermal Krasniqi çoi topin në rrjetë për herë të pestë, ndërsa Vushtria gjeti rrjetën me Astrit Fazlliun dhe brazilianin Matheus.

Sfida tjetër e javës së 6 ishte ajo mes Ferizajt dhe Drenicës, që u fitua nga këta të fundit me rezultatin minimal 0-1, falë një goli të shënuar nga Thaçi në minutat shtesë të pjesës së parë.

Pasa javës së 6, kampionati në Kosovë kryesohet nga Feronikeli e Gjilani me nga 12 pikë secila, të ndjekura nga Drita, Llapi e Ballkani me 11 dhe Drenica me 8.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...