Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Llapi fiton me vuajtje, Drenica bind ndaj Trepçës ’89

Java e 26 e IPKO Superligës në Kosovë startoi sot me dy nga 6 takimet e planifikuara, ku Llapi e Drenica morën fitore në sfidat respektive ndaj Kek-ut dhe Trepçës ’89.

Skuadra nga Podujeva, e drejtuar nga Tahir Batatita, vuajti jo pak në transfertën ndaj Kek-ut të vendit të fundit dhe mori një 3-pikësh të vështirë, falë fitores 0-1.

Vendasit u mbrojtën mjaft mirë dhe lanë shumë pak hapësira shënimi për sulmuesit e llapit, por u ndëshkuan nga një autogol i pafat i Vitijas, në minutën e 72-të të ndeshjes.

Në sfidën tjetër, Drenica hodhi një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të mbijetesës, pasi mposhti me rezultatin 2-0 një rival direkt si Trepça ’89.

Uka ishte heroi i fitores për Drenicën, pasi arriti të shënojë dy herë, konkretisht në minutat 10’ dhe 55’, duke u dhënë të tijve 3 pikët.

Renditja në IPKO Superliga kryesohet nga Feronikeli me 59 pikë, i ndjekur nga Llapi që ka marrë përkohësisht vendin e dytë me 57 pikë dhe më pas Prishtina me 56.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...