Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Llapi fiton në Gjilan, Liria bën surprizën në Mitrovicë!

Një gol i mbrojtësit shqiptar Elvis Prençi, 10 minuta përpara fundit të takimit, i dha fitoren 1-0 Llapit në transfertën e vështirë ndaj Gjilanit me skuadrën nga Podujeva që arriti një sukses shumë të rëndësishëm që mund ta afrojë me kreun në rast se Prishtina ndal Feronikelin. Ajo mes intelektualëve dhe llapjanëve ndeshje e vlefshme për javën e 21-të të Ipko Superligës së Kosovës, ishte një sfidë shumë e rivalizuar me miqtë që morën maksimumin e pikëve vetëm falë një episodi edhe Llapi ishte disi më kërkues gjatë gjithë takimit. Në ndeshjen e tjera spikat fitorja e Lirisë së Prizerinit në fushën e Trepça ’89. Nisi në mënyrën më të mirë aventura e trajnerit të ri Celina në stolin e Lirisë që mori një fitore jetike në Mitrovicë me shifrat 1-2. Goli i Ilir Mustafës në minutën e parë shtesë i dha tre pikë të arta skuadrës nga Prizreni në garën për mbijetesë. Bëri detyrën Ferizaj që triumfoi 4-1 me përmbysje ndaj KEK-ut falë edhe një dygolëshi të Burim Shabanit. Ndërkohë që nuk shfrytëzoi dot faktorin fushë Drenica që barazoi 1-1 në shtëpi me Flamurtarin.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...