Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Kosovës

Llapi mposht Dritën në “Fadil Vokrri”, Kupa shkon për herë të dytë në Podujevë

Llapi fiton Kupën e Kosovës për herë të dytë në histori. Skuadra nga Podujeva mposhti 2-1 Dritën në finalen e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Meksikani Franciso Rivera kaloi skuadrën e Batatinës në avantazh në minutën e gjashtë, por “Intelektualët” barazuan pas gjysmë ore lojë me anë të Hamdi Namanit (37’).

Llapi e filloi mirë edhe fraksionin e dytë të takimit. Arbnor Ramadani realizoi golin e fitores (48’). Llapi menaxhoi avantazhin dhe në fund nisi festën e madhe.

Të dy skuadrat dardane e kanë siguruar kualifikimin në Conference League nga kampionati, ndërsa Llapi dërgon Kupën për herë të dytë në Podujevë.

Kupa e Kosovës
Finalja

Llapi-Drita 2-1
(Rivera 6′, Ramadani 48′ / Namani 37′)

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...