Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Llapi mposhtet në Prizren, Liria dominon kryesuesit, ndërpritet Flamurtari-Vëllaznimi

Humbje e rëndë për kryesuesit e Vala Superligës së Kosovës në javën e 11-të të kampionatit. Llapi u mposht me rezultatin e thellë 3-0 nga Liria e Bledi Shkëmbit në Prizren. Golat për vendasit u realizuan nga Avdyli, Gavazaj dhe Islamaj. Me këtë fitore Liria u ngjit në kuotën e 18 pikëve vetëm 2 më pak se skuadra nga Podujeva, me Llapin që mund të humbasë kreun nëse njëra mes Gjilanit dhe Prishtinës fitojnë ndeshjet e tyre respektive këtë të shtunë. Ndërkohë në sfidat e tjera të raundit të 11-të, Drita barazoi 1-1 me Trepçën 89 në Gjilan, ndërsa Drenica dhe Feronikeli ndanë nga një pikë në derbi, në një barazim pa gola. Çudia e madhe ndodhi në ndeshjen mes Flamurtarit dhe Vëllaznimit që u ndërpre kur rezultati ishte 1-1 për shkak të hyrjes në fushë të tifozëve vendas. Rezultati përfundimtar i kësaj sfide tashmë do të vendoset në tavolinë FFK-ja.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...