Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Llapi nënshkruan edhe për sezonin tjetër me ish-in e Superiores

Elvic Prençi do të qëndrojë të paktën edhe një në IPKO Superligën e Kosovës. Mbrojtësi dibran, i cili ka luajtur për shumë skuadra në Kategorinë Superiore (Kukësi, Partizani, Teuta, Korabi, Lushnja) ka firmosur kontratën e re me drejtuesit e Llapit për edicionin 2020/21. 27-vjeçari rezulton të jetë futbollisti me më shumë paraqitje në këtë sezon te skuadra nga Podujeva. Duke parë rëndësinë e tij për skuadrën dhe kontributin që jep në fushën e lojës, klubi menjëherë ka finalizuar marrëveshjen e re me këtë futbollist.

Prençi, prej një viti e gjysmë ka qenë i pazëvendësueshëm te Llapi, ndërsa në edicionin 2019/20 ka zhvilluar gjithsej 32 ndeshje (31 kampionat e 1 në  Kupë), duke realizuar edhe 1 gol.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...