Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Llapi pret Trepçën për t’i bërë presion kreut, Drita synon të mbyllë llogaritë me mbijetesën

Dy fitore radhazi u kanë dhënë mundësinë kampionëve në fuqi të IPKO Superligës në Kosovë, Dritës së Gjilanit, që t’i largohet zonës së ftohtë të renditjes, teksa është pozicionuar në vendin e katërt me 32 pikë.

Megjithatë rreziku për gjilanasit është aty, pasi skuadrat që janë pas saj, nuk kanë distancë shumë të madhe pikësh, ndaj në sfidën e sotme, të vlefshme për javën e 22-të, Drita do të kërkojë fitoren e tretë rresht.

Kampionët në fuqi do të presin në orën 13:30 skuadrën e Ferizajt, që ka 8 pikë më pak në renditje dhe që synon t’i largohet zonës Play Off, ndërsa Drita vjen ndjeshëm si favorite në këtë përballje.

Sfida tjetër e IPKO Superligës së Kosovës është ajo mes Llapit dhe Trepçës ’89, që do të luhet sot në orën 13:30, në Podujevë.

Vendasit vijnë në një moment mjaft të mirë dhe shfrytëzuan maksimalisht barazimin mes Prishtinës dhe Feronikelit në mesjavë, për të rindezur shpresat në garën për titullin kampion.

Aktualisht Llapi ka 44 pikë, po aq sa Prishtina dhe të dyja ndjekin Feronikelin që kryeson me 49 pikë, por ashtu si kryeqytetasit, edhe skuadra nga Podujeva do të luajë shanset e saj për titull.

Të dy takimet, ashtu si e gjithë Superliga e Kosovës, do të transmetohen live dhe ekskluzivisht në ekranin e Supersport, konkretisht Llapi-Trepça ’89 në Supersport 3 dhe Drita-Ferizaj në Supersport 4.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...