IPKO Superliga

Llapi ndal Ballkanin, Drita ngjitet e dyta!

Përfundoi në barazim 1-1 kryendeshja e javës së 14-të në Ipko Superligën e Kosovës. Në Suharekë Llapi i shkaktoi ndalesën e parë Ballkanit kryesyes në shtëpi pas 6 fitoresh rresht. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e skuadrës nga Podujeva pas golit të Sebino Plakut në minutën e 33-të me penallti. Ndërkohë në pjesën e dytë ritmi i lojës u rrit dhe ndeshja u bë më e bukur. Llapi shënoi edhe golin e dytë pas një kundërsulmi të shpejtë por gjyqtarët anuluan gjithçka për një pozicion jashtë loje. Vetëm pak minuta më vonë të 72-ën Potoku përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe barazoi shifrat. Ballkani tentoi me të gjitha mënyrat për ta fituar sfidën por nuk ja doli dhe nga kundërsulmet e shpejta të Llapit rrezikoi edhe të humbiste në fund. Me këtë barazim Ballkani kryesues u ngjit në kuotën e 30 pikëve dhe mund të barazohet nga Gjilani në rast se skuadra e Mezanit fiton të enjten në transfertën ndaj Vushtrisë, ndërkohë që Llapi ka 6 pikë më pak pasi numëron 24 të tilla. Fitore in extremis për Dritën që mposhti në Gjilan 1-0 Dukagjinin me një gol me penallti në minutën e 91-të nga Izair Emini dhe u ngjit përkohësisht në vendin e 2-të të renditjes me 27 pikë. Prishi ecurinë pozitive prej 3 fitoresh rresht të Trepça ’89, Drenica që në Skënderaj triumfoi 3-2 duke parakaluar mitrovicasit në renditje dhe duke u ngjitur në kuotën e 20 pikëve.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency