Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Lllapi kthen në vendlindje talentin 17-vjeçar Gent Musa

Mesfushori i talentuar, Gent Musa, ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me klubin nga Podujeva. Llapi, me marrëveshjen e arritur me futbollistin llapjan po dëshmon se po i rikthen talentët në klubin e qytetit të lindjes. Me tiparet e tij të një mesfushori tejet të talentuar, Musa ka bindur drejtuesit e klubit që të nënshkruajnë me të kontratë afatgjatë.

Gent Musa karrierën e ka filluar te shkolla e futbollit “Besiana”. Më pas ai u transferua te shkolla e futbollit “Kurda”, ku ishte i pazëvendësueshëm në Kategorinë e Kadetëve U-17. Genti është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U-17, ndërsa i bashkangjitet Llapit për ta dhënë kontributin e tij në vendlindje.

Nga njohësit e futbollit kosovar Genti njihet si diamanti më me vlerë i futbollit në Kosovë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...