Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Llapi me “stof” pretendenti ndaj Flamurtarit, rivalitet në Ferizaj-Drenica, Ballkani favorit me Vushtrrinë

Luhen këtë të hënë, në orën 15:00,  3 ndeshjet e mbetura të javës së 6-të të IPKO Superligës së Kosovës, rezultatet e së cilës, gjithsesi, nuk do të sjellin ndryshim sa i përket skuadrës që do të kryesojë dhe asaj që do të mbyllë tabelën e klasifikimit pas kësaj xhiroje.

Një nga sfidat më të rëndësishme është pa dyshim Flamurtari – Llapi, me skuadrën nga Podujeva që ka ambicie të mëdha për titullin kampion. Një fitore e mundshme në këtë transfertë do t’i ngjiste automatikisht llapjanët në vendin e katërt, me 2 pikë më pak se Feronikeli dhe Gjilani, por me pikë të barabarta me Dritën.

Një ndeshje e hapur do të jetë edhe ajo mes Ferizajt dhe Drenicës, pasi përballen dy skuadra me pozita thuajse të njëjta në renditje (skuadra nga Skënderaj ka 1 pikë më pak, 5). Fitorja 0-1 në fushën e Dukagjinit, pas 3 humbjeve radhazi, ka ndryshuar pozitivisht atmosferën në skuadrën e drejtuar nga Bekim Isufi. Është mjaft interesant fakti që Ferizaj 2 fitoret që i ka marrë në këtë sezon i ka arritur në sfidat jashtë shtëpisë, kështu që duhet të thyejë një tabu: të sigurojë pikët e para si nikoqir.

Ndeshja e tretë e ditës është Ballkani-Vushtrria, takim në të cilin vendësit janë dukshëm favoritë. Ekipi nga Suhareka e shfrytëzon shumë mirë faktorin fushë, fsalë entuziazmit që përcjellin tifozët, kështu që për Vushtrrinë parashikohet një ndeshje e vështirë, ku edhe barazimi do të konsiderohej mjaft pozitiv.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...