Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Llogaritë e Kukësit për Europën, kalendari aleat i verilindorëve

Llogaritë e Kukësit për Evropën u ndërlikuan shumë pas humbjes me Vllazninë, teksa tani verilindorët e shohin veten në vendin e pestë të renditjes, kur kanë mbetur dhe tre javë nga fundi. Skuadra e Diego Longos ka mundur vetëm Dinamon në 13 ndeshjet e fundit në kampionat dhe do i duhet një mrekulli për të arritur zonën evropiane, aq më tepër që tani jo gjithçka është në dorën e tyre.

Ekipi kuksian i gëzohet kalendarit, që në në javët e fundit do të takohet me Skënderbeun, Dinamon dhe Tiranën. Dy prej këtyre takimeve, ekipi verilindor do i luajë në Kukës Arena. Në javën e 34-të vizitor në Kukës do të jetë Skënderbeu, që matematikisht ra nga kategoria në përballjen e fundit, ndaj një kundërshtari që nuk ka objektiva, skuadra e Longos ka dhe motivin për të marrë fitoren e parë në shtëpi. Ndeshja e radhës do të jetë me Dinamon që vetëm matematika e mban ende në lojë për të qëndruar në Superiore, e në Kukës mbetet për t’u parë nëse do të udhëtojë ende me objektivin mbijetesë.

Në fund do të jetë takimi me Tiranën, që tani e ka siguruar titullun kampion dhe nuk ka më llogari në kampionat. Sigurisht nuk do të jetë një ndeshje për t’u anashkaluar sepse bardheblutë do të kërkojnë ta festojnë titulli siç duhet, por në anën tjetër nuk e kanë presionin që mund të ketë Kukësi.

Verilindorët duhet që së paku të marrin maksiumin në tre ndeshjet që kanë mbetur e më pas të kryqëzojnë gishtat se Vllaznia dhe Partizani do të hasin probleme në rrugët e tyre.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...