Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Llogaritë e Shqipërisë, 5 pikë mjaftojnë për të shkuar në Gjermani

Fitorja me Poloninë bën që Shqipëria të ngjitet në vendin e parë të grupit E në kualifikueset e EURO 2024. Skuadra kuqezi mundi 2-0 polakët dhe tashmë konsiderohet si një nga favoritet kryesore për të shkuar në Gjermani verën e ardhshme, ku do luhen finalet e Evropianit.

Skuadra e drejtuar nga Sylvinho jo vetëm që ndodhet në vendin e parë të grupit, por ka një bilanc të kënaqshëm edhe krahasuar me rivalët e grupit. Fitorja 2-0 në Tiranë ndaj Polonisë i jep avantazh edhe ndaj skuadrës së Santosit që në Varshavë kishte fituar 1-0.

Aktualisht Polonia është 4 pikë pas kuqezinjve, kur kanë mbetur dhe 3 ndeshje deri në fund të këtyre kualifikueseve, por në rast se skuadrat do të renditen me pikë të barabarta atëherë Shqipëria do të pozicionohej më lart, për shkak të ndeshjeve direkte.

Lexo edhe:

Kuqezinjtë tani i bëjnë llogaritë me qetësi, por edhe pse fitorja me Poloninë i jep një avantazh të konsiderueshëm, sërish duhet të jenë maksimalisht vigjilentë. Çekia e vendit të dytë, me 2 pikë më pak, ka një ndeshje më pak se Shqipëria, por duke llogaritur që në Europian shkojnë dy vendet e para të çdo grupi atëherë llogaritë mund të thjeshtohen. Në një përllogaritje matematikore, kuqezinjve mund t’u mjaftojnë 5 pikë në 3 ndeshje për të arritur të shkojnë për herë të dytë në histori në finalet e Europanit.

Shqipëria do të luajë në 12 tetor në “Air Albania” ndaj Çekisë, ndërsa në nëntor do të luajë në Moldavi në datën 17 nëntor dhe tre ditë më vonë pret Ishujt Faroe në Tiranë.  Ndeshja e tetorit me çekët mund të jetë decizive për të thjeshtuar akoma më shumë llogaritë, pasi në rast të një rezultati pozitiv, atëherë kuqezinjtë me shumë gjasa me një këmbë do të jenë në Gjermani vitin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...