Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Llogaritë për Conference League, Vllaznia më e avantazhuara

Skuadra e fundit që do të marrë pjesë në Conference League nga Superiorja do të përcaktohet në dy javët e fundit të kampionatit. Vllaznia, Laçi dhe Teuta do të garojnë për të shoqëruar Tiranën, Partizanin dhe Egnatian në arenën ndërkombëtare.

Përballja e javës së 35-të mes Vllaznisë dhe Laçit do të vendosë shumëçka për skuadrën që do të tentojë deri në fund të arrijë vendin e katërt. Shkodranët e nisën sezionin me pretendimet për titull, por tani rrezikohen nga Laçi dhe Teuta dhe për vendin e katërt. Si kurbinasit dhe durrsakët deri para pak javësh ishin në vorbullën  mbijetesës, por tani që kanë siguruar qëndimin ndodhen në lojë për biletën e fundit të Conference League.

Lexo edhe:

Shkodranët presin në “Loro Boriçi” rivalët direkt të Laçit e më pas do të vizitojnë Ballshin. Nëse do t’i fitojnë të dyja këto ndeshje atëherë do të jenë ata pjesëmarrës në Europë sezonin e ardhshëm. Në anën tjetër Laçi, jo vetëm duhet të mundë Vllazninë këtë javë e të marrë maksiumin dhe me Kastriotin në shtëpi në javën e fundit, por të shpresojë se Teuta do të lërë pikë së paku në një nga dy ndeshjet që ka.

Durrsakët në anën tjetër do të shkojnë në Europë vetëm nëse Vllaznia nuk fiton me Laçin dhe “Djemtë e Detit” koleksionojnë pikët e plota në dy ndeshjet me Egnatian dhe Partizanin. Skuadra më e avantazhuar duket Vllaznia që ka plotësisht fatin në dorën e saj, ndryshe nga Laçi dhe Teuta që kanë nevojë për nga një “asist”.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...