Tottenham ka siguruar çerekfinalet e FA Cup në Angli, pasi mposhti me rezultatin e thellë 5-1 Rochdalen në ‘Wembley’.
Skuadra nga ligat inferiore angleze ia vështirësoi punën skuadrës së Pocchetinos, duke i marrë një barazim 2-2 në sfidën e parë dhe duke e çuar çështjen e kualifikimit, në një tjetër ndeshje.
Gjithsesi, në shtëpi Tottenham nuk fali dhe Fernando Llorente bëri Harry Kanen, duke shënuar një tripletë dhe duke marrë topin në shtëpi. Golat e tjerë u shënuan dy nga Son Hueng-Min, i cili humbi edhe një 11-metërsh dhe i fundit nga Walker-Peters, ndërsa HUmphrys barazoi momentalisht rezultatin në minutën e 31-të.