Portieri i Tottenham Hotspur, Hugo Lloris, ka dhe një vit të mbetur në kontratën e tij dhe mund të largohet nga Spurs.
Sipas raportimeve nga mediet britanike, francezi ka marrë ofertë fitimprurëse nga Arabia Saudite, e cila do të trefishonte pagën e tij aktuale.
36-vjeçari ka oferta të shumta, por ende nuk është marrë një vendim, pasi ai pret të flasë me presidentin Daniel Levy për projektet e ardhshme të klubit.
Lexo edhe:
- Barazon rekordin e Sir Alex Fergusonit, Ancelotti unik në Champions
- Nga “mrekullia” tek “drama”, Leicester vetëm një hap larg Championshipit
- Manchester United i bindur për partnerin e Rrahmanit, gati të paguajë klauzolën
- “Është tradhtar” dhe “E ka kapur skleroza”, dy legjendat e Brazilit i bën armiq politika
Lloris luan në Londër prej vitit 2012 duke qenë lojtari më i rëndësishëm në skuadër. Me kombëtaren e Francës arriti të shpallej kampion bote në Rusi 2018. por edhe fitues i Nations League në vitin 2021.
