Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Loftus-Cheek: Derbi? Mezi pres të luaj një ndeshje si kjo, objektivi ynë është titulli!

I intervistuar nga kanali zyrtar i Serie A, Ruben Loftus-Cheek, mesfushori i Milanit, ka prekur tema të ndryshme të futbollit italian, duke nisur nga derbi i ardhshëm, për të cilin u shpreh se është një ndeshje në të cilën ëndërron të luajë.

“Pyeta shokët e mi se si është atmosfera. Ata më thanë se do ta kuptoj vetë kur të jemi aty. Mezi pres të luaj një ndeshje si kjo. E di sa e rëndësishme është për tifozët dhe për klubin. Këto janë ndeshjet që të gjithë ëndërrojnë t’i luajnë”-deklaroi ai.

Lexoni edhe:

Më tej duke folur për Milanin, lojtari “kuqezi” theksoi: “E kuptova se çfarë do të thotë të veshësh këtë fanellë. Mbështetja e tifozëve na shtyn gjithmonë të japim më të mirën tonë. Zhurma e San Siros në golin tonë të parë (kundër Torinos) është diçka që nuk do ta harroj kurrë. Ishte fantastike ‘një tingull i çmendur’.”

Ndërsa sa i përket titullit, Loftus-Cheek theksoi se është një objektiv, ndërsa më tej u shpreh se janë me këmbë në tokë dhe se e dinë që është e vështirë.

“Fitimi i titullit do të ishte i mrekullueshëm, është një objektiv brenda mundësive tona. E nisëm mirë, por e dimë se sa i vështirë është ky kampionat. Do të japim gjithmonë më të mirën tonë, pastaj në fund do të shohim se ku do të kemi mbërritur.”-shtoi ai.

Derbi Inter-Milan do të luhet të shtunën duke nisur nga ora 18:00 dhe do të transmetohet live në SuperSport/Digitalb.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...