Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

“Loja e Argjentinës rrotullohet rreth Messit, pse Santos nuk bëri të njëjtën gjë te Portugalia?”

Gary Neville, ish-mbrojtësi anglez i Manchester United, nuk e kupton pse Fernando Santos, ish-trajner i Portugalisë ndryshoi strategjinë e skuadrës së tij në Kupën e Botës dhe nuk i përdori më mirë aftësitë e Cristiano Ronaldos. Neville kujtoi se trajneri Lionel Scaloni bën që loja e Argjentinës të sillet rreth Lionel Messit dhe rezultatet janë në dukje.

“Gjithçka në lojën e Argjentinës rrotullohet rreth Lionel Messit dhe ata luajnë sa më shumë që të jetë e mundur për të përfituar nga aftësitë e tij. Mendova se Fernando Santos do të bënte të njëjtën gjë me Cristiano Ronaldon, i cili është dikush që e njeh prej kohësh. Më duket se diçka ndodhi gjatë garës që i ndryshoi planin dhe Fernando Santos mendoi: “Duhet ta lë jashtë Ronaldon”. Kur la jashtë Cristianon, i cili nuk është çdo lojtar i zakonshëm, bëhesh lajm global. Në fund më erdhi keq për Ronaldon, duke parë dikë si ai duke qarë në tunel. Nuk është kurrë një foto e mirë. Ne e dimë se çfarë po mendonte. “Kaq, nuk do të luaj më kurrë në një Botëror”, ka komentuar ish-i i “Djajve të Kuq” për “Daily Mail”.

 

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...