Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Loja e Realit ta shpif, Barça tjetër muzikë! Ancelotti? Gjeni një lojtar që ka përmirësuar… “

Antonio Cassano krijon gjithmonë polemika me deklaratat e tij. Ish-sulmuesi italian, gjatë bisedës me Bobo Vierin në BoboTV, sulmoi Real Madrid dhe thumboi trajnerin Carlo Ancelotti.

Reali luan keq, ata kishin shumë fat në Champions League përballë PSG-së dhe Chelsea. Gjithsesi, fati përfundon herët apo vonë. Skuadra nuk zhvillon një futboll të bukur në kampionat.

Shihni Barcelonën, ata u ndezën vonë, por loja e tyre është një muzikë tjetër. Ancelotti të bën të ndihesh mirë, por nuk më vjen në mendje asnjë lojtar të cilin e ka përmirësuar”, deklaroi Cassano.

Pavarësisht kritikave për stilin e lojës, “Los Blancos” fituan Superkupën e Spanjës në janar, kryesojnë La Liga-n me 12 pikë më shumë se Barcelona (ka luajtur një ndeshje më pak) dhe do të sfidojnë Manchester City në gjysmëfinalet e Champions.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...