Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Lojën e bën Arsenali, golin Jammie Vardy, “Topçinjtë” bien në grackën e “Dhelprave”

Një aksion model me protagonistë kryesorë Cengiz Under dhe Jammie Vardy, që përfundoi me golin spektakolar të sulmuesit angez, vendosi sfidën mes Arsenalit dhe Leicester City-t të zhvilluar në “Emirates Stadium”. Mjaftoi ky eposid që “Dhelprat” të merrnin një fitore shumë të rëndësishme përballë “Topçinjve”, që edhe pse ishin dominues në lojë, pësuan humbjen e dytë radhazi dhe të tretën sezonale në Premier League.

Lacazette, të cilit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje dhe Bukayo Saka ishin të pafat gjatë fraksionit të parë, ndërsa në minutën e 68-të ishte radha e Bellerin për të shpërdoruar një mundësi të mirë. Dhe ligji i futbollit në këto raste është i pamëshirshën:nëse nuk shënon, e pëson. Një top i gjatë perfekt për Under e nxori në pozicion të volitshëm futbollistin turk, i cili, edhe pse kishte mundësi të shënonte vetë, pasoi për Vardy-n, që bëri më të mirën me kokë përballë Lenos, me topin që përshëndeti rrjetën në minutën e 80-të. Pikërisht ky gol vendosi sfidën, të cilën Arsenali aq që e kishte menduar se do ta humbiste.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...