Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Lojtarët duhet të kuptojnë se luajnë për Chelsean”, Pochettino: Premier League është luftë!

Chelsea u rikthye te suksesi në kampionat teksa mposhti në Stamford Bridge me shifrat 2-1, Crystal Palace. Ishte një trepikësh i rëndësishëm për Blutë e Londrës duke qenë se në këtë sezon skuadrës i mungon vazhdimësia në rezultate. Trajneri Mauricio Pochettino pas ndeshjes, theksoi se lojtarët e tij duhet të kuptojnë se përfaqësojnë një klub elitar si Chelsea dhe se në Premier League duhet luftuar gjatë gjithë 90-minutëshit.

“Duhet ta kuptojmë se jemi Chelsea, një klub me histori të madhe. Këtu presioni për të fituar është maksimal, por lojtarët janë shumë të rinj. Duhet të kuptojnë realitetin e Premier League, këtu duhet luftuar shumë për të fituar ndeshjen dhe shpesh në këtë sezon na ka munguar agresiviteti. Do të jetë e vështirë për të ndërtuar vazhdimësinë e duhur sepse jemi në mesin e një procesi, megjithatë kjo skuadër ka kualitet.

Lexo edhe:

Duhet shumë karakter dhe luftë, këto janë dy pikat kryesore në të cilën kërkojmë ta ndërtojmë skuadrën. Dua shumë t’i fitoj të gjitha ndeshjet dhe të jem në krye, por më duhet të tregohem realist.

Për mua e rëndësishme është të besojmë dhe të shtyjmë përpara, lojtarët duhet të kenë mentalitetin e duhur dhe nëse fitojmë ndeshje si kjo ndaj Crystal Palace atëherë me siguri që do të rritemi shumë edhe në aspektin e rezultateve”, u shpreh Pochettino.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Në konferencën e zakonshme për shtypin, Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, analizoi rrugëtimin e kuqezinjve në grupin B të Euro 2024. “Po, jam krenar...

Kombëtare

Shkurtimisht foli Sylvinho pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024. Trajneri brazilian i Kombëtares vlerësoi paraqitjet e skuadrës kuqezi në duelet ndaj Italisë, Kroacisë...