Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Lojtarët “i japin lamtumirën” Rejës? Sokol Xhihani: Pritën të gjithë për ta takuar

E gjithë skuadra e Kombëtares ka pritur përfundimin e intervistës së trajnerit Edy Reja me “Super Sport” për t’i dhënë “lamtumirën”.

Gazetari Sokol Xhihani raportoi nga “Air Albania” se i gjithë ekipi ka pritur për të takuar teknikun.

“Duhet të theksoj se të gjithë lojtarët pritët që trajneri të përfundonte intervistën në mënyrë që ta takonin, nuk e di nëse ishte një takim i zakonshëm duke ditur që lojtarët do ikin në klubet e tyre tashmë pas përfundimit të ndeshjeve të Nations League.”-raportoi Xhihani.

Megjithatë ende nuk dihet nëse ky takim ishte për faktin se duke qenë se ndeshja ndaj Islandës, që u mbyll me barazimin 1-1, ishte e fundit dhe djemtë do të shpërndahen në ekipet respektive, apo nëse ky takim ishte një sinjal largimi për italianin nga drejtimi i stolit të Shqipërisë.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...