Premier League është një nga kampionatet që gjithmonë shfaq interes të lartë. Teksa golashënuesit e çdo kampionati janë ata që përmenden më së shumti në media, nuk mund të lihen në hije as lojtarët që japin më shumë asiste.
Emri që kryeson listën e atyre që kanë dhënë më shumë asiste gjatë sezonit 2021-2022 është Trent Alexander-Arnold. Lojtari i Liverpool ka dhënë 12 asiste deri më tani në këtë edicion. Vendin e dytë e mban po një tjetër emër i “The Reds”, Mohamed Salah, me 11 asiste. Me podiumin që plotësohet nga një tjerë emër i ekipit të Jurgen Klopp, Andy Robertson me 10 asiste.
10 lojtarët e Premier League që kanë dhënë më shumë asiste në 2021-2022:
- Trent Alexander-Arnold Liverpool 12 asiste
- Mohamed Salah Liverpool 11 asiste
- Andy Robertson Liverpool 10 asiste
- Paul Pogba Manchester United 9 asiste
- Harry Kane Tottenham 8 asiste
- Mason Mount Chelsea 8 asiste
- Jarrod Bowen West Ham 8 asiste
- Michail Antonio West Ham 7 asiste
- Alexandre Lacazette Arsenal 7 asiste
- Bryan Mbeumo Brentford 7 asiste
