Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Lojtarët më të paguar në Ligue 1, dominim absolut i PSG

Lista e më të paguarve në Francë
Lista e më të paguarve në Francë

Prestigjozja L’Equipe ka publikuar artikullin vjetor mbi pagat e lojtarëve të Ligue 1. Siç pritej, lojtarët e PSG-së janë atë që fitojnë më së shumti në kampionatin francez.Kylian Mbappe kryeson listën. Pas nënshkrimit të kontratës së re në verën e vitit 2022 me “parizienët” 24-vjeçari fiton 6 milion euro në muaj. E thënë thjeshtë, sulmuesi i lindur në Paris është futbollisti më i paguar në pesë kampionatet kryesore europiane.

Lexo edhe:

  1. Zbulohen dokumentat, Abramovich financonte një tjetër klub gjatë pronësisë te Chelsea
  2. Arsenali kampion në javën e fundit? Biletat në Emirates shkojnë deri në 60.000 euro
  3. “Te Chelsea më quajnë gomar”, Havertz: Nuk mërzitëm, është kafshë speciale!
  4. Messi nuk ka dyshime për të ardhmen, rinovon me PSG dhe luan Botërorin në Amerikë

Por jo vetëm kaq, pasi L’Equipe pretendon se në rast se Mbappe do të zbatojë marrëveshjen për ta zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2025, atëherë ai do të përfitojë një tarifë nënshkrimi prej 60 milion eurosh, si dhe një bonus besnikërie prej 70 milion eurosh. Tarifat e sipërpërmenduara nuk përfshijnë fitimet e Mbappe nga sponsorat.

Podiumi plotësohet nga Neymar dhe Messi. Braziliani vjen menjëherë pas Mbappe, teksa fitimet e tij mujore te Paris Saint Germain shkojnë në 3 milion e 675 mijë euro në muaj.

 

Edhe pse në moshën 35-vjeçare, shtatë herë fituesi i Topit të Artë Lionel Messi mbetet një më të paguarit në botë. Në Ligue 1, argjentinasi fiton 3 milion e 375 mijë euro në muaj.

Lista deri në top 10 plotësohet nga lojtarët e kampionëve në fuqi të Francës, ndërsa menjëherë më pas vjen Ben Yedder i Monaco me 650 mijë euro në muaj.

Edhe njëherë tjetër konfirmohet dominimi absolut i Paris Saint Germain në Francë. Megjithatë pavarësisht se “parizienët” kanë në organikë lojtarë të mirëpaguar edhe këtë sezon dështuan për të fituar trofeun më të rëndësishëm europian.

 

 

Lajme të tjera

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...