Angli

“Lojtarët treguan shpirt dhe karakter”, Southgate: Kjo javë na mësoi shumë!

Anglia dhe Gjermani dhuruan spektakël në ndeshjen e Ligës A në Nations League teksa sfida u mbyll në barazimin 3-3. Britanikët e panë veten në disavantazhin e dy golave, megjithatë të besuarit e trajnerit Gareth Southgate reaguan dhe përmbysën në 3-2, por nuk ia dolën ta ruanin avantazhin dhe “pancerat” barazuan. Megjithatë, trajneri Southgate është i lumtur me mënyrën si reaguan lojtarët në fushë ndërsa theksoi se ekipi tregoi karakter ndaj Gjermanisë.

“Ka qenë një periudhë e vështirë për kombëtaren, por djemtë janë rritur. Këtë javë kemi mësuar shumë, shoh që ekipi është i bashkuar dhe në vijim do të përfitojmë nga diçka e tillë. Pati disa gabime individuale dhe ato na kushtuan në fund, megjithatë në fushë mund të dallohej shpirti dhe besimi i skuadrës që në ndeshjet e fundit na ka munguar.

Treguam karakter dhe tifozët ishin me ne. Megjithatë, do të na duhet të rritemi sepse në Botëror do të ketë presion. Nuk mund të shmanget presioni në evente të tilla, madje mund të ndodhë që në ndeshjet e grupit dhe jo më në një çerekfinale apo në një raund edhe më të rëndësishëm. Jam i lumtur me Bellingham, ishte i jashtëzakonshëm për të gjithë ndeshjen. Po ashtu edhe Luke Shaë, duke marrë parasysh sa pak ka luajtur”, theksoi Southgate.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency