Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Lojtari afrikan pa Botëror, tërbohet agjenti: Shtet shkër**atë, uroj të ngelni në grup!

Jeffrey Schlupp po paraqitet mjaft mirë me Crystal Palace në Premier League, por anësori i majtë nuk ka marrë një thirrje nga kombëtarja e Ganës për Botërorin Katar 2022, pavarësisht se numëron 20 ndeshje me skuadrën afrikane (ka realizuar edhe një gol).

29-vjeçari i lindur në Hamburg të Gjermanisë, e priste me padurim grumbullimin në Kupën e Botës, por trajneri Otto Addo ka preferuar lojtarë të tjerë në vend të tij. Një gjë e tillë ka tërbuar agjentin e Schlupp – i cili mund të aktivizohet edhe si mesfushor qendror.

Federata e Futbollit të Ganës është një grup kriminelësh. Mos më merrni më në telefon o të korruptuar! Shtet shkër**atë, shpresoj që të eliminoheni sa më shpejt”, janë fjalët e ashpra të menaxherit Calvin Riches, i cili nuk arrin ta besojë që Schlupp nuk do të garojë në Katar.

Gjithsesi, Riches ka reaguar më pas duke kërkuar ndjesë për fjalorin e përdorur, ndërkohë që shkroi në rrjetet sociale: “E dua vendin tim, por urrej sistemin. Njerëzve të drejtë nuk u jepet kurrë mundësia. Paç fat, Gana.”

Gana është pjesë e grupit me H me Portugalinë, Uruguain dhe Korenë e Jugut. “Yjet e Zinj” do të debutojnë me 24 nëntor ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos.

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...